BE, NATO dhe KiE, ambasadori gjerman tregon çfarë duhet të bëjë fillimisht Kosova
BE, NATO dhe KiE, ambasadori gjerman tregon çfarë duhet të bëjë fillimisht Kosova 12.06.2026 | 14:38
Ambasadori gjerman në Kosovë, Rainer Rudolph në një intervistë ekskluzive për KosovaPress, kanë folur për rrugën e Kosovës drejt BE-së, NATO-s dhe Këshillit të Evropës.
 
Rudolph u shpreh se Kosova fillimisht duhet t’i formojë institucionet e saja, pasi në këtë mënyrë do ta kishin më  lehtë ta mbrojnë dhe ta promovojnë rastin e Kosovës para miqve të tyre që mund të kenë ende hezitime.
 
“Pikërisht për këtë arsye ne jemi këtu. Por kjo më kthen te një pikë që e kam theksuar edhe më parë. Që ne të mund të mbrojmë dhe promovojmë rastin e Kosovës para miqve tanë që mund të kenë ende hezitime, është shumë më e lehtë kur dëgjojmë një zë të vetëm nga Kosova, që thotë: ‘Kjo është ajo që duam dhe kjo është ajo që do të bëjmë’. Problemi është se që nga shkurti i vitit 2025 kemi qenë në një cikël të vazhdueshëm vështirësish për konstituimin e Kuvendit, formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit. Kemi pasur tre procese zgjedhore brenda rreth 18 muajsh. Çfarëdo tjetër që mund të bëjmë, kjo është gjëja e parë që duhet të zgjidhet këtu në Kosovë”, tha Rudolph për KosovaPress.
 
I pyetur se nëse gjithçka në rrugën evropiane të Kosovës është kushtëzuar nga dialogu me Serbinë?, Rudolph u shpreh se përparimi në dialog me Serbinë duhet të ndodhë në një mënyrë apo tjetrën që të ketë përparim drejt BE-së.
 
“Le ta them kështu: përparimi në dialogun me Beogradin duhet të ndodhë në një mënyrë apo në një tjetër që të ketë edhe përparim drejt Bashkimit Evropian. Por kjo vlen po aq edhe për Serbinë”, tha Rudolph.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.