Dhoma e Tregtisë kërkon trajtim dinjitoz për punëtorët privat
Dhoma e Tregtisë kërkon trajtim dinjitoz për punëtorët privat 20.11.2023 | 15:29
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë në Kosovë (DhTIK) ka reaguar të hënën, kundër diferencimit të theksuar të të ardhurave ndërmjet sektorit publik dhe atij privat. Kjo Dhomë kërkon trajtim më dinjitoz për të punësimit në sektorin privat, pasi dallimi me atë publik thuhet se shkon nga 25% në 60%.
 
“Me Vendimin e fundit të marrë në mbledhjen e Qeverisë për paga, koeficienti nga njëqind e pesë (105) euro siç ishte për vitin 2023, pritet të kaloj në njëqind e dhjetë (110) euro në vitin 2024 për të punësuarit në sektorin publik që në numër janë rreth 83 mijë persona. Një praktikë e tillë është premtuar se do të vazhdoj të ndiqet edhe gjatë viteve në vazhdim. Sektori privat i cili është gjeneratori kryesor i ekonomisë së vendit e ku të punësuar janë mbi 300 mijë punëmarrës vazhdon të mbetet në një gjendje të rëndë”, konsideron DhTIK.
 
Sipas këtij asociacioni të bizneseve, në vitin 2021 paga mesatare në sektorin privat ka qenë 490 euro, përderisa në sektorin publik për vitin 2021 ka qenë 612 euro, në vitin 2022 ishte 620 ndërkaq në vitin 2023 është 730 euro, ndërsa për vitin 2024, sipas DhITK-së, pritet të jetë 780 euro, pra dallimi mes këtyre dy sektorëve po shkon vetëm duke u thelluar.
 
“Nga 25% diferenca po rritet në 60%. Nga popullsia në moshë pune, 61.4 % nuk janë ekonomikisht aktive ndërsa të punësuar sipas të dhënave të publikuara në Anketën e Fuqisë Punëtore për vitin 2022 nga Agjencia e Statistikave janë vetëm 403.813 persona apo 33.8%, ku shumica prej tyre janë të punësuar pikërisht në sektorin privat”, thuhet në njoftim.
 
Andaj, Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë e Kosovës kërkon nga kryeministri dhe Qeveria e Kosovës, trajtimin me prioritet edhe të sektorit privat ashtu sikur që po trajtohet sektori publik, në mënyrë që të mos diskriminohen bizneset dhe njëkohësisht as të punësuarit e këtij sektori.
 
DHTIK kërkoi nga qeveria dhe ministritë që të merren parasysh kërkesat e vazhdueshme të tyre.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.