KDI alarmon: Kritikon deputetët për pengimin e llogaridhënies së Autoritetit të Konkurrencës
KDI alarmon: Kritikon deputetët për pengimin e llogaridhënies së Autoritetit të Konkurrencës 10.11.2026 | 14:52
Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) kritik zvaoirritjen e raportimit të Autoritetit të Konkurrencës në Kuvend, duke vlerësuar se mosparaqitja e udhëheqëses së këtij institucioni dhe pengesat në Komision po dobësojnë kontrollin parlamentar mbi institucionet publike, transmeton Gazeta Metro.
 
Shqetësimi i KDI-së lidhet edhe me gjendjen brenda vetë Autoritetit të Konkurrencës, ku, sipas raportimeve, organi kolegjial nuk është funksional që nga prilli i vitit 2025.
 
Sipas institutit, procesi i raportimit është përcjellë me shtyrje dhe pengesa të njëpasnjëshme. Fillimisht, në mbledhjen e 20 tetorit, Komisioni për Ekonomi caktoi 27 tetorin si datë për raportimin e kryetares së Autoritetit, Neime Binaku-Isufi. Kjo e fundit njoftoi se nuk mund të ishte e pranishme, duke bërë që raportimi të shtyhej.
 
Përpjekja e radhës, më 3 nëntor, dështoi për shkak të mungesës së kuorumit, pasi deputetët e Lëvizjes Vetëvendosje nuk morën pjesë në mbledhje.
Ndërsa më 10 nëntor, para Komisionit u paraqitën dy përfaqësuese të Autoritetit, por jo edhe kryetarja e institucionit. Në këtë mbledhje, deputetët e VV-së kërkuan që pika për raportimin të hiqej nga agjenda ose të shtyhej, por iniciativa nuk mori mbështetjen e opozitës.
 
KDI konsideron se këto zhvillime janë tregues shqetësues të mungesës së përgjegjësisë institucionale dhe të një mbikëqyrjeje parlamentare që nuk po arrin të ushtrojë funksionin e saj. Në reagimin e tij, instituti rikujton se mbikëqyrja e institucioneve publike është detyrim kushtetues i Kuvendit, duke iu referuar nenit 65, paragrafit 9, të Kushtetutës së Kosovës.
 
“Deputetët janë aty për të kërkuar dhe garantuar llogaridhënie për të gjitha cështjet që prekin interesin publik. Kushtetuta e Republikës së Kosovës, në nenin 65, paragrafin 9, përcakton se Kuvendi mbikëqyr punën e Qeverisë dhe të institucioneve të tjera publike që, në bazë të Kushtetutës dhe ligjeve, i raportojnë Kuvendit”.
 
Në fund, KDI kërkon nga deputetët që të mos lejojnë që kalkulimet politike të marrin përparësi ndaj përgjegjësive të tyre ndaj qytetarëve. Po ashtu, i bën thirrje Komisionit për Ekonomi që ta përfshijë sërish në agjendë raportimin e Autoritetit të Konkurrencës dhe të mundësojë shqyrtimin e problematikave që lidhen me funksionimin e këtij institucioni./gazetametro.net 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.