Largimi i portretit të Presidentit historik dhe arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugovës, akt i turpshëm
Largimi i portretit të Presidentit historik dhe arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Ibrahim Rugovës, akt i turpshëm 10.11.2026 | 02:15
Nga: Gjon Keka
 
Nuk mjafton të mbash një emër me peshë historike si Gjergj, Gjon apo Justina. Vlera e vërtetë e këtyre emrave dëshmohet vetëm përmes veprave të mira atdhetare e krijuese, si dhe përmes respektit e nderimit më të lartë për figurat themeltare të kombit tonë dhe të Dardanisë sonë.
 
Largimi i portretit të Presidentit historik dhe arkitektit të pavarësisë së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugovës, përbën një akt të rëndë dhe të turpshëm. Ky veprim është shenjë e mosnjohjes së prejardhjes sonë, e humbjes së vetëdijes se kush jemi dhe e mungesës së vizionit se kah dëshirojmë ta ndërtojmë të ardhmen.
 
Dikur mendoja se një figure me emrin Justina, e përzgjedhur në krye të shtetit, do t'u përcillte diplomatëve europianë mesazhin e qartë se Kosova ende ruan pasardhës të denjë të Pjetër Bogdanit dhe Nënë Terezës.
 
Fatkeqësisht, po dëshmohet e kundërta. Emri në vetvete as nuk të bën njeri dhe as nuk të lartëson. Vetëm jeta e mishëruar me vepra të ndershme, në mbrojtje të identitetit evropian dhe në respekt të figurave që hodhën themelet e shtetit, i jep kuptim të vërtetë çdo detyre dhe çdo emri./Bota Sot
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave