Reuters: Kosova zgjodhi presidenten e re, shmangu zgjedhjet e parakohshme
Reuters: Kosova zgjodhi presidenten e re, shmangu zgjedhjet e parakohshme 07.10.2026 | 14:01
Reuters ka raportuar për zgjedhjen e presidentes së re të Kosovës, Justina Shiroka-Pula.
 
Në artikullin e Reuters thuhet se Shiroka Pula mori 81 vota nga 120 deputetë, vetëm një votë më shumë se numri i nevojshëm për zgjedhjen e saj.
 
Dështimi për të zgjedhur presidentin brenda afatit do ta çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, ashtu siç kishte ndodhur edhe në qershor.
 
Pas zgjedhjes, presidentja e re tha se mandati i saj nuk i përket vetëm një personi, por qytetarëve të Kosovës.“Ky mandat nuk i përket vetëm një personi. Ai u përket qytetarëve tanë. Do të jem presidente e të gjithë qytetarëve”, tha Shiroka Pula.
 
Zgjedhja e saj erdhi pas një marrëveshjeje politike mes partisë në pushtet, Lëvizjes Vetëvendosje, të kryeministrit Albin Kurti, dhe Partisë Demokratike të Kosovës, lidhur me ndryshimet në kompetencat e Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.Tutje, Reuters raporti se të hënën, policia përdori gaz lotsjellës dhe topa uji për të shpërndarë protestuesit që kërkonin miratimin e ndryshimeve ligjore që do të kufizonin kompetencat e gjykatës në Hagë. Protestat pasuan dënimin e ish-presidentit Hashim Thaçi dhe tre ish-pjesëtarëve të tjerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
 
Më 16 shtator, Thaçi u dënua me 25 vjet burgim për krime lufte, Jakup Krasniqi po ashtu 25 vjet, Kadri Veseli 18 vjet, dhe Rexhep Selimi 13 vjet, duke e çuar në 81 vjet dënimin e kombinuar për katër të akuzuarit. Të gjithë kanë mohuar akuzat dhe kanë të drejtë ankese.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.