“Burri që s’luajti vendit”, mbushet me lule monumenti i Faik Rexhepit pas ndarjes nga jeta
“Burri që s’luajti vendit”, mbushet me lule monumenti i Faik Rexhepit pas ndarjes nga jeta 25.02.2025 | 02:53
Faik Rexhepi, burri nga Presheva që u shndërrua në simbol të rezistencë kundër Sllobodan Millosheviqit,  vdiq ditën e diel në Prishtinë.
 
Faik Rexhepi, i cili punonte në ndërmarrjen “Feronikeli” në Drenas, në gusht të 90-tës bashkë me kolegët e tjerë kishin dalë që ta prisnin një delegacion të Kongresit amerikan. Me këtë rast, policia serbe kishte ndërhyrë ashpër, duke tentuar që ta shpërndante masën.
 
Por, i vetmi që nuk luajti vendit ishte Faiku, i cili u ul këmbëkryq midis turmës.Para disa vitesh pikërisht në vendin ku ai protestoi u vendos një monument që u quajtur “Burri që s’luajti vendit!”, në shenjë nderimi për veprën e tij.
 
E në këtë monument sot u vendosën lule, në shenjë respekti për Faikun.