AKB përfaqësoi Kosovën në nismën kombëtare shqiptare “Bukë, Kripë e Zemër, Ujë, Vaj Ulliri dhe Buzëqeshje” në Pogradec
AKB përfaqësoi Kosovën në nismën kombëtare shqiptare “Bukë, Kripë e Zemër, Ujë, Vaj Ulliri dhe Buzëqeshje” në Pogradec 28.07.2026 | 01:29
Aleanca Kosovare e Bizneseve (AKB), e përfaqësuar nga kryetari Agim Shahini, mori pjesë në aktivitetin kombëtar “Bukë, Kripë e Zemër, Ujë, Vaj Ulliri dhe Buzëqeshje”, i mbajtur në Pogradec, ku përfaqësoi komunitetin e biznesit të Kosovës.
 
Aktiviteti u organizua nga Kryetari i Shoqatës së Restoranteve dhe Bujtinave Shqiptare, Kujtim Dervishi, në bashkëpunim me Bashkinë e Pogradecit, ndërsa u zhvillua nën kujdesin e Prefektes së Qarkut Korçë, Dr. Florinda Zegullaj, Kryetarit të Bashkisë së Pogradecit, Ilir Xhakolli, dhe Prefektit të Tiranës, Shkëlqim Hajdari.
 
Në këtë ngjarje morën pjesë përfaqësues të institucioneve, biznesit, turizmit dhe gastronomisë nga Shqipëria dhe Kosova, me synimin për të promovuar mikpritjen tradicionale shqiptare si një identitet të përbashkët kombëtar dhe si një vlerë të rëndësishme për zhvillimin e turizmit.
 
Me këtë rast, kryetari i AKB-së, Agim Shahini, përgëzoi organizatorët për nismën, duke theksuar rëndësinë e mikpritjes shqiptare si një prej aseteve më të çmuara kombëtare dhe si faktor me ndikim në zhvillimin ekonomik.“Është nder dhe kënaqësi të përfaqësoj Kosovën në këtë nismë kaq domethënëse. Tradita shqiptare e bukës, kripës dhe zemrës është një vlerë që na bashkon të gjithë shqiptarët. Kjo iniciativë duhet të shtrihet në të gjitha trojet shqiptare, përfshirë Kosovën, si simbol i mikpritjes, respektit dhe zhvillimit të turizmit”, u shpreh Shahini.
 
Aleanca Kosovare e Bizneseve vlerësoi gjithashtu angazhimin e Dr. Florinda Zegullaj, Ilir Xhakollit, Shkëlqim Hajdarit dhe Kujtim Dervishit për organizimin dhe mbështetjen e kësaj nisme, duke theksuar se ajo kontribuon në promovimin e traditës, gastronomisë dhe kulturës shqiptare, si dhe në forcimin e bashkëpunimit ndërmjet institucioneve dhe komunitetit të biznesit në mbarë hapësirën shqiptare.
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave