“Karnavali Golden Eagle 2022”, mijëra njerëz mbushin sheshin e Suharekës
“Karnavali Golden Eagle 2022”, mijëra njerëz mbushin sheshin e Suharekës 19.06.2022 | 12:00
Nga ora 18:00 në Suharekë ka nisur së shfaquri “Karnavali Golden Eagle 2022”, ku po performojnë mbi 300 artistë vendorë e të huaj.
 
Qytetarët e Suharekës, por edhe pjesëmarrës nga vende të tjera në këtë festë, kanë ndarë fotografi e video nga atmosfera e zjarrtë, me njerëz që vallëzojnë e këndojnë.
 
Gjatë orëve të para të festivalit, kanë parakaluar grupe artistike e koreografike të ndryshme nga shumë vende të botës, ndërsa tani po vazhdon koncerti.
 
Ky karnaval është bërë tradicional dhe në Suharekë po mbahet për herë të tretë. Karnavali u nis nga nga objekti i komunës dhe vazhdoi rrugëvë kryesore të qytetit.
 
Pjesë e karnavalit sonte ishte edhe kryetari i AAK-së dhe ish-kryeministri Ramush Haradinaj, i cili ka thënë se ky karnaval po merr përmasa ndërkombëtare.
 
Karanavali po mbahet pak ditë pasië festivali më i madh i mbajtur në Kosovë “Sunny Hill”, u zhvendos në Tiranë për edicionin e sivjetmë, si pasojë e neglizhencës së institucioneve për të siguruar lejet përkatëse për lokacionin e mbajtjes. 
 
 
 
 
 
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave