“Misionarja e bamirësisë”, portreti familjar i Nënës Terezë
“Misionarja e bamirësisë”, portreti familjar i Nënës Terezë 18.11.2022 | 12:00
Me rastin e 25-vjetorit të kalimit në amshim të Shenjtes Nënë Terezë, Drejtoria e Arkivit në Maqedoninë e Veriut në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave (DPA), paraqitën ekspozitën e titulluar “Misionarja e bamirësisë”.
 
Në këtë aktivitet në ambientet e Muzeut Historik Kombëtar (MHK), qenë të pranishëm kreu i Arkivit fqinj, Muzafer Bislimi, kreu i DPA-së, Ardit Bido, drejtuesi i MHK-së, Dorian Koçi, si edhe qytetarë të shumtë të interesuar.
 
Fjala hapëse u mbajt nga Koçi, i cili vlerësoi bashkëpunimin ndërinstitucional dhe nënvizoi se kjo ekspozitë ka karakter përplotësues, pasi sjell aspekte të rëndësishme mbi Nënë Terezën dhe mbi aktivitetin e saj.
 
Në fjalën e tij, Bislimi iu referua dokumenteve të ekspozuara për herë të parë për publikun, të cilat iu dhuran DPA-së në format CD, në shenjë vlerësimi të ndërveprimit dhe të një premise të mëtejshme bashkëpunimi. “Paraqiten dëftesa nga koha kur Nënë Tereza ishte gjimnaziste në Shkup.
 
Dokumenti më i rëndësishëm i përket vitit 1931, kur në regjistrimin e popullsisë, familja Bojaxhiu njihet për origjinën shqiptare, gjuhën amtare dhe për përkatësinë në fenë katolike”, u shpreh Bislimi.
 
Në daljen e tij për mediet, Bido e cilësoi si përbashkuese figurën e Nënë Terezës, duke sjellë në vëmendje edhe tre dorëshkrimet e rralla të saj, të bëra publike dy vjet më parë, pas evidentimit të kryer nga DPA-ja gjatë procesit të përpunimit të fondit të Ramiz Alisë.
 
“Është një figurë shumëdimensionale. Në këtë ekspozitë, ku kemi kontribuar me disa dokumente dhe foto, rrëfehet një panoramë e jetës së saj. Nënë Tereza ishte individ përbashkues. Është evidentuese e bashkimit tonë kombëtar. Nuk e mohoi, por e përmendte se ishte shqiptare. Pasazhi në shqip në dorëshkrimet e saj është domethenës. Aty shkruan për besëdhënie, që është karakteristikë e identitetit dhe e krenarisë tonë kombëtare. Po ashtu, shkruan për përçimin e dashurisë në botë, duke marrë kështu përmasa universale”, tha Bido.
 
Ekspozita e përgatitur me materiale dokumentare dhe fotografike mbi veprimtarinë jetësore të humanistes shqiptare, shpalos të dhëna me rëndësi arkivore rreth familjes Bojaxhiu, fotografi, dokumente e materiale administrative të qytetit të Shkupit për Nënë Terezën. Mbajtja e kësaj ekspozite përkoi edhe me 6-vjetorin e kanonizimit të Nënë Terezës në kalendarin apostolik.
 
Aktiviteti u përmbyll me shfaqjen e një materiali filmik mbi vizitën e parë në Shkup të Nobelistes së Paqes në vitin 1978. Mes vizitorëve, u bënë pjesë edhe një grup fëmijësh të kopshtit “Nënë Tereza”./atsh/ KultPlus.com
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave