'Sytë nga fëmijët' në Ditën Ndërkombëtare të tyre
'Sytë nga fëmijët' në Ditën Ndërkombëtare të tyre 01.06.2022 | 00:00
Në Ditën Ndërkombëtare të Fëmijëve sytë e të gjithëve janë të kthyer te më të vegjlit e shoqërisë.Dita e Fëmijëve shënohet më 1 qershor në mbarë botën, pasi në këtë datë është mbajtur Konferenca Botërore e Mirëqenies së Fëmijëve në Gjenevë, në vitin 1925.
 
Dy vjet më pas 1 qershori filloi të festohet në të gjithë botën.Simbolizmi i kësaj ditë shënohet me aktivitete nga fëmijët dhe për fëmijët.Në vitin 2020 në Kosovë kanë lindur 27 mijë e 709 fëmijë sipas të dhënave të Agjencisë së Statistikave. Ndërsa në të dhënat e popullsisë të vitit 2011 thonë se në Kosovë jetojnë mbi 600 mijë persona që janë nga 0 deri në 18-vjeç.Ligji për të Drejtat e Fëmijëve mbron çdo fëmijë.
 
Në korrik të vitit 2020 në Kosovë ka hyrë në fuqi Ligji për mbrojtjen e fëmijëve, i cili ka për qëlllim që të mbrojë fëmijën nga të gjitha format e dhunës, abuzimit, apo ndonjë forme tjetër që vë në rrezik jetën, sigurinë, shëndetin, edukimin dhe zhvillimin e fëmijës.
 
Në raportin për drejtat e njeriut të publikuar nga Ambasada amerikane në Kosovë thuhet se “Abuzimi i fëmijëve: Kodi Penal nuk e kriminalizon në mënyrë të posaçme abuzimin e fëmijëve, por trajton elemente të ndryshme të abuzimit të fëmijëve, përfshirë sulmin seksual, dhunimin, trafikimin dhe pornografinë e fëmijëve, ndër të tjera. Dënimet sillen prej pesë deri në 20 vjet burg.
 
Nuk dihej shkalla e abuzimit të fëmijëve për shkak të stigmës shoqërore dhe mungesës së të dhënave të besueshme”.
 
Sipas Ligjit në Kosovë fëmijët deri në moshën 16-vjeçare e kanë të ndalur martesën, ndërsa raporti thotë se “Ndonëse nuk ka të dhëna zyrtare për raste të martesës së hershme dhe të detyruar të fëmijëve, ajo ishte praktikë e rëndomtë në komunitetin rom, ashkali, egjiptian, boshnjak dhe goran”.
 
Fëmijët me aftësi të kufizuara kanë qenë të  kufizuara. “UNICEF-i, përmes partnerit zbatues Handi-Kos, i vlerësoi 30 komuna dhe gjeti që ndërtesat e shkollave fillore dhe të mesme të ulëta kishin pengesa të shumta arkitekturore që e pengonin përfshirjen dhe regjistrimin e fëmijëve me aftësi të kufizuara fizike në arsimin e rregullt”, thuhet në raport.
 
Sipas Ligjit për Mbrojtjen e Fëmijëve, fëmijët mund të punojnë nga mosha 15-vjeçare me kusht që puna nuk është e dëmshme për ta.
 
Në raportin e Ambasadës amerikane thuhet se Qeveria nuk e ka zbatuar Ligjin në mënyrë efektive dhe se dënimet rrallë janë zbatuar.
 
“Inspektorët menjëherë i njoftonin punëdhënësit kur të miturit shfrytëzoheshin ose gjendeshin të përfshirë në kushte të rrezikshme të punës. Puna e fëmijëve ndodhi kryesisht në sektorin joformal. Që nga maji, OJQ-ja Terres Des Hommes raportoi për 115 të të miturve që punonin në kushte të rrezikshme”, thuhet në raport.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave