Në Klinë përjetësohet Dr.Ibrahim Rugova
Në Klinë përjetësohet Dr.Ibrahim Rugova 02.07.2026 | 03:22
Sot, në Klinë, kemi bërë zbulimin e shtatores së Presidenti Historik, Dr. Ibrahim Rugova, burrështetasit që me urtësi e vizion e bëri ëndrrën e Kosovës të dëgjohej në tërë botën.
 
Sot, Klina bëhet më e bukur.
 
Jo vetëm sepse po pasurohet me një vepër monumentale, por sepse po fiton një simbol të kujtesës, identitetit dhe vlerave mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë.
 
Ky vend, që nga sot mban emrin Sheshi “Ibrahim Rugova”, nuk do të jetë vetëm një hapësirë publike. Ai do të jetë vend kujtese, reflektimi dhe edukimi qytetar. 
 
Kjo shtatore që sot po përurohet është më shumë se një vepër artistike. Ajo është shenjë respekti dhe mirënjohjeje për një burrë shteti që në kohët më të vështira zgjodhi rrugën e mençurisë, dialogut dhe rezistencës paqësore.
 
Në emrin tim dhe të qytetarëve të Klinës, shpreh mirënjohje për donatorët, Marjan dhe Ilir Cubi, të cilët e mundësuan realizimin e kësaj shtatoreje, një kontribut me vlerë të veçantë për kujtesën tonë historike dhe për pasurimin e hapësirës publike të qytetit tonë.
 
I përjetshëm qoftë kujtimi për Presidentin Historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova!
 
 
 
 
 
 
 
 
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave