Qytetari me shalqi të Shqipërisë e Greqisë, e spërkat Kuvendin me ujë: E kam marrë nga hoxhallarët
Qytetari me shalqi të Shqipërisë e Greqisë, e spërkat Kuvendin me ujë: E kam marrë nga hoxhallarët 21.07.2025 | 17:01
Një qytetar që u prezantua si veteran i UÇK-së solli dy shalqi dhe një shishe me ujë te Kuvendi, para se të nisë “përpjekja” e 50-të për konstituimin e Kuvendit.
 
“Ky është bostani i Shqipërisë. Ky është bostani i Greqisë”, tha qytetari. “Ky bostan nuk ka zemër. Albin Kurti ia ka hangër zemrën”.
 
“Albini na ka rrejtë, ‘e bëjmë bashkimin kombëtar'”, tha ai.
 
Ujin, ai tha se e mori nga disa hoxhallarë në Shqipëri për ta spërkatur Kuvendin.
 
“Kam qenë në Shqipëri te hoxhallarët, te Kalaja e te ata, ua kam marrë do ujë. E më ka thënë Kalaja ‘shko stërpike Parlamentin'”, tha ai.
 
Ai tha se “në qoftë se s’i bën qeky ujë hair, ka me pritë deri në seancën e 100”, do të kërkojë ndihmë në Gjakovë “te sheh Ruxhdia”.
 
Nëse tentativat shkojnë deri në 150, ai tha se “do të shkojë në Graçanicë te popi” për të kërkuar “ndihmë” për Kurtin.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave