Kisha katolike në Shqipëri kujton një nga datat historike të saj. Bëhet fjalë për 25 prillin, datë e cila do të mbesë e skalitur thellë në memorien e Kishës katolike të Shqipërisë për vetë simboliken, personat dhe domethënien e saj. Pikërisht 30 vite më parë 25 prill 1993 tokën arbnore do ta vizitonte Shenjtëria e tij Papa Gjon Pali II. Karol Woytila do të bëhej i pari Papë që do shkelte tokën e Gjergj Kastriotit, në një kohë kur kisha kishte dalë nga persekutimi më i egër komunist në Evropën lindore.
Kisha Katolike e Shqipërisë shënon 30-vjetorin e vizitës historike të Papës Shën Gjon Palit II në Shqipëri, bërë më 25 prill 1993. Vizita e parë e një Pape në trojet shqiptare u realizua në një periudhë vërtet historike për mbarë popullin shqiptar, në mënyrë të veçantë për komunitetin katolik.
Kështu barinjtë e Kishës Katolike të Shqipërisë mblidhen në Shkodër, sot në mbrëmje të 25 prillit për të falënderuar Zotin për këtë moment hiri që i dhuroi 30 vite më parë vendit të shqipeve, në personin e Shën Gjon Palit II. Pas Meshës që kremtohet në Kishën Katedrale të Shkodrës, do të mbahet edhe një koncert me përmasa kombëtare nga kori ‘Musica Nova’.
30 vjetori i Vizitës së Papa Gjon Pali II.
Kisha katolike në Shqipëri përgatitet të kujtojë një nga datat historike të saj. Bëhet fjalë për 25 prillin, datë e cila do të mbesë e skalitur thellë në memorien e kishës tonë për vetë simboliken, personat dhe domëthënien e saj. Pikërisht 30 vite më parë 25 prill 1993 tokën arbnore do ta vizitonte Shenjtëria e tij Papa Gjon Pali II. Karol Woytila do të bëhëj i pari Papë që do shkelte tokën e Gjergj Kastriotit, në një kohë kur kisha kishte dalë nga persekutimi më i egër komunist në evropën lindore. Pasardhësi i Pjetrit do të vinte në Shipëri për të njohur qëndresen e lavdishme të kësaj kishe, rezistencen e pashoq të bijve e bijave të saj martirë dhe për të ringritur hirarkinë kishtare, me shugurimin e 4 ipeshkvijve që do ti prinin kësaj kishe lokale në sfidat e mijevjeçarit të tretë. Prania e tij dhe ajo e Nanë Terezes në katedralen e Shkodres, ishte demostrim i lidhjes së hershme dhe besnikërisë unikale të katolikëve të Shipërisë ndaj kishës universale dhe katedres së Pjetrit.
Në 30 vjetorin e kësaj vizite, barinjtë e Kishës Katolike do të mblidhen në Shkodër mbrëmjen e 25 prillit për të falenderuar Zotin për këtë moment hiri që i dhuroi 30 vite më parë vendit tonë, në personin e Shën Gjon Palit të dytë. Pas meshe në ambientet e katedrales do të mbahet një koncert me përmasa kombëtare i korit Musica Nova nën drejtimin e maestro Harlen Nikolli.
Me 26 prill mbarë hirarkia kishtare sëbashku me nuncin apostolik do të bashkohen në shenjtëroren e Zojës së Këshillit të Mirë, guri i parë i së cilës u bekua 30 vite më parë nga Ati i Shenjtë. Meshën pontifikale që përkon edhe me festen e Zojës së Këshillit të Mirë, Pajtorës së Shqipëris do ta udhëheq Sh.T.Imzot Angelo Massafra Arqipeshkëv i Shkodrës dhe njëkohsisht President i Konferencës Ipeshkvnore të Shqipërisë. Po atë ditë, në mbrëmje do të zhvillohet edhe binjakëzimi me Shenjtëroren e Genazzanos, vend kaq i dashur dhe emblematik për mbarë popullin shqiptarë. Janë një seri eventesh, nëpërmjet të cilave Kisha katolike përgatitet të kujtojë dhe kremtojë këtë datë të shënuar për histrinë e kishës në shqipëri dhe jo vetem. Në nivel shtetërorë do të ketë organizime të ndryshme, të karakterit kulturorë dhe jo vetem, për të përkujtuar këtë vizitë.
Dom Mark Pashkja
Zëdhënes i Kishës Katolike në Shqipëri./Radio Vatikani