Po kalojnë 27 vjetët të çlirimit të Kosovës, që e bëri NATO, Amerika, Britania e Madhe, dhe forcat politike ushtarake UÇK, LDK, dhe popullata çë jetoi në Kosovë.
Ky ishte intervenimi i parë dhe i fundit i NATO-s në 77 vjetët e ekzistimit.
Pilotët Amerikanë, dhe pilotët tjerë nga shtetet e NATO-s, rrezikuan jetët e tyre për çlirimin e Kosovës, duke u kujdesur të ketë sa më pak viktima civile-ushtarake, edhe nga ana e agresorit, dhe për veprën humanitare, meritojnē objekt memorial, dhe dekoratën më të lartë shtetrore.
12 Qershori 1999, ishte dita e lirisë dhe mrekullisë, pas 500 vjetëve të okupimit Aziatik deri 1912, dhe 87 vjetëve të okupimit Europian 1918-1999.
Liria çë e ekzekutoi SHBA ua mundësoi qytetarëve të Kosovës të shprehin vehten, dhe të jetojnë ashtu si duan dhe dijnë:
Dikush mëson, punon e dikush në pension. Dikush punon në postë, spital, në RTK, qeveri, në shkollë-universitet, në KEK, e dikush hapë posta, spitale, RTV dhe shkolla-universitete private.
Dikush shetitë, lavdon, privatizon, skijon, proteston, vjedhë, lakmon, adhuron, buzëqeshë, zgërdhihet, urrenë, xhelozon, injoron, voton, votohet, citon, kritikon, predikon, gërzhitet, shëron, lëndon, gëzon, prodhon rrymë, shet rrymë. Dikush vetëm krahason… dhe pëson.
Dikush nuk e din ”megjën” me fqiun e tij, por milimetrikisht e din kufirin dhe demarkacionin me shtetet fqinje.
Dikush si parlamentare agresive djathtiste(konsumuese e djathit) e kritikoi Z.V. presidentin Amerikan (2016)me mendimin obsesiv çrregullues krahasues: “ju Amerikanët s’e keni kryer demarkacionin me Meksikon, e neve na impononi demarkacionin me Malin e Zi”!
Dikush kënaqet me gjthëçka, dikush ankohet për gjithëçka. Dikush lahet në pishinë, shkon në deti mbrenda 2 orëve, paguan tatim, aktron në teatër, aktron në parlament, grahë veturën normalisht, ose si egërsirë.
Dikush e kalon vendkalimin për këmbësorë duke shfletuar instagramin, e dikush si baletan.
Dikush shkon në Gjermani, Zvicër, Amerikë, Siri, e dikush bëhet ushtar, biznismen, ingjinier, polic, terrorist, minator, bujk, zjarrfikës, piroman, sportist, tenderist…
Disa luten në faltore, në auto-rrugë e trotuare, në kasino e bastore, e dikush i plaçkitë të gjitha… pa lutje.
Dikush bënë pastrimin kimik, pastron rrugët, pastron paret, e pastron të kaluarën, e dikush e njollosë të kaluarën dhe të sotmen.
Dikush shet gështenja e kallamoq, e dikush patriotizëm, dikush nganjëhere ushqehet natën, e dikush vetëm ditën, e dikush kur ka mundësi.
Dikush e ndryshon partinë politike, dikush religjionin e dikush mendjen. Disa çlirojnë gazra, e disa e “ çlirojnë” Shtimjen e çliruar.
E dikush duke i falenderuar Amerikës punon në profesione çë s’ka pasë në KS: Kufitar & Doganier.
Dikush e shijon lirinë, e dikush me nostalgji e kujton robërinë duke pohuar si antropoid & ahmakoid se: ”përpara ka qenë ma mirë”.
Ndërmarrësit fantastik ndërtuan mijëra, fabrika, hotele, super qendra tregtare si: Prishtina Mall, Albi Mall, Royal Mall etj. Pronari i një agrobiznisi i mbjelli 1 milion trupa pemësh.
Disa zhvillojnë biznisin gurëthyes, disa veprimtarinë gurëhedhëse, e disa bëhen gurëhedhës duke e gjuajtur dreqin, e disa shesin dhe blejnë gurë të çmuar, e disa kërkojnë çë sistemi gjygjësor të bëhet me gurëzim.
Dikush e shpallë, dikush e tallë, e dikush e kallë pavarësinë.
Dikush lypë pare te semafori, lypë pare për OJQ, e dikush LQN gjithëkah.
Dikush e hapë përfaçësinë e kompanisë H & M, e dikush veq H.M.
Liria vlenë edhe për mos-mirënjohësit, sadistët dhe të poshtrit, çë e urrejnë lirinë, sepse është vepër Amerikano-Britanike.
Produkte të lirisë janë afërsisht 90 000 biznise, 420 000+ punëtorë të regjistruar, dhe afërsisht 200 000 të paregjistruar, 350 000+ nxënës-studentë, 180 000+ banesa, 170 000+ shtëpi, dy auto-rrugë fantastike…dhe 500 000+ automjete.
Produkti më i mirë i lirisë demokratike është njeriu e lirë.
Liria ua mundësoi 1.4 milion Kosovarëve të diasporës, të larguar (1953 – 1997) të kthehen në vendlindje, ose të e vizitojnë si turist, e disave të luajnë futboll për shtetin e Kosovës, të punëohen si ministra, të krahasojnë Kosovën me Zvicrën çë i ka 734 vjetë pavarësi, dhe të pohojnë gjenialisht se: “në Zvicër është më mirë se në Kosovë”.
Liria ia mundësoi trajnerit më të mirë në botë Toni Kuka të fitojë 15+ medale olimpike, botërore, europiane me xhudistë vetëm nga një lagje e Pejës.
Liria ia mundësoi dhjetëra nxënësve nga shkollat e Kosovës të regjistrohen në universitetet më prestigjioze botërore: Harvard, UPENN, MIT, Stanford, Cambridge, Oxford, ETH, Berkeley, Yale etj.
Liria themeloi mijëra OJQ, prej të cilave disa lirisht gënjejnë me “surveja”, “strategjia”, “analiza”, dhe paguhen të “vërtetojnë” se në Kosovë gjithëçka është keç.
Pastaj ka OJQ me detyrë të: ” Informojë Amerikën se Rusia është e poshtër”…sepse Amerika s’ka informata!!!
Disa OJQ të “gjelbërta” me prapavi perfide të kuçe, pohojnë se: “termocentralet super-moderne nuk duhet ndërtuar, sepse janë të dëmshme, e të vjetrat janë në rregull, edhe pse janë 45-60 vjeqare”!
Liria demokratike mundëson çeverisjen si i: ndershëm, meqëm, monopolist, ekonomist, pragmatik, demokrat, socialist, sadist, i poshtër, diletant, akademik…
Liria Amerikane ia mundësoi ish kryetarit socialist të Prishtinës ndalimin e festimit të 4 Korrikut në Prishtinë, e një vandalisti ia mundësoi lëndim-grithjen e ambasadores Amerikane, ndërsa apologjistëve ua mundësoi të pohojnë: “veç pak e kishin grithë”!!!
Liria Amerikane ua mundësoi gjenialëve politik çë në vitet 2015+ të pohojnë se: na duhet informuar Amerikanët se çka na kanë bërë okupatori në 1998-1999!!!! Sepse Amerikanët s’e kanë dijtë!!! DMTH Amerika bombardimin e paska ekzekutuar pahiri….koti….!!!
Liria demokratike ia mundësoi një deputeti socialist të trillojë me 24 mars 2024, duke pohuar 3 here se: masakrat filluan vetëm pasi NATO filloi bombardimet!!! DMTH deri me 24. 03. 1999 gjithëçka ishte OK…por NATO prishi paqen!!!
Amerika ka investuar në liri, siguri dhe demokraci të KS, çë ua mundësoi shteteve tjera përfitime, duke investur financat e KS në : Aeroport, Elektro-Kosovë, faltore kulti…, ndërsa shteteve të BE-së të investojnë financat e tyre në KS.
Amerika & Britania s’kanë përfituar finaciarisht nga investimet (rreth 50 miliardë$), për 27 vjetët e sigurimit të lirisë, me prezencën ushtarake, dhe investimet ekonomike të USAID-it, DFID-it.
Amerika dhe Britania përfituan titullin humanitar: çlirues të njerëzve që nuk e shijuan lirinë 6 shekuj. Titulli çlirues… ishte kënaçësia dhe interesi Amerikano-Britanez, sepse edhe kënaqësia për bamirësi është interes emocional individual ose kombëtar.
Informatë për pohuesit se USA & UK kanë interes ekonomik në KS:
Kompania APPLE, është më e pasur se 96% të shteteve në botë. Agjencioni “Port Authority(New York City)” për ura, tunele, hekurudha, aeroporte… në 2025 kishte bugjetin 10 miliard$. Britania vetëm nga produksioni muzikor në 2025 fitoi mbi 8 miliard euro.
Njerëzit çë kurrë s’kanë ndihmuar, s’e kuptojnë ndihmën Amerikane, dhe pohojnë: Amerika ka interes “gjeostrategjik”.
Nocioni: ”gjeostrategjia” keçpërdoret nga primitivët mos-mirënjohës, çë e minimizojnë-nihilizojnë ndihmën madhështore Amerikano-Britanike.
Amerika dhe Britania e Madhe do të ekzistojnë edhe pa i ndihmuar Kosovës.
Amerika 27 vjet, PA LOBIME, e mbronë lirinë dhe demokracinë e Kosovës, prej egërsirave të jashtme, dhe të mbrendshme.
Amerikë & Britani,
…. faleminderit për 27 vjetët më të mira, në historinë e shkruar dhe të njohur të Kosovës./Gazeta Metro