Mashtruesi Edi Rama nuk mund ta kthejë më besimin e shqiptarëve!
Mashtruesi Edi Rama nuk mund ta kthejë më besimin e shqiptarëve! 16.06.2026 | 03:26
Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi
 
Shqiptarët i thanë përfundimisht jo pabesive të kryeministrit, arrogancës së tij, sjelljeve të Edi Ramës si të ishte pronar i tokave dhe pronave të shqiptarëve!
 
Kur dikush gënjen dhe mashtron në mënyrë të vazhdueshme bëhet i neveritshëm. Ndërkohë njerëzit që bëhen objekt i rrenës nuk mërziten nga gënjeshtra e një mashtruesi, sa mërziten për humbjen e besimit ndaj tij. Madje, nga zhgënjimi ata mund të mos i besojnë edhe një personi të sinqertë dhe serioz. Megjithatë ka njerëz, të cilëve u pëlqen mashtrimi, iluzioni dhe e pavërteta. Sepse e kanë trajnuar veten thjesht të ëndërrojnë pa bërë asnjë përpjekje për ta ndryshuar veten, shoqërinë dhe standardin në të cilin ata jetojnë. Kjo kategori njerëzish rreken të bëhen mbështetje e mashtrimit, gënjeshtrës dhe mashtruesve. Dhe pikërisht këtë komunitet iluzionistësh ka shfrytëzuar kryeministri i Shqipërisë në këto 13-14 vite të qeverisjes.
 
Fatkeqësisht të joshurit më të mëdhenj dhe dëmprurës të gënjeshtrës së kreut të qeverisë janë paradoksalisht artistët. Sot është dita e 16-të e protestës së rinisë. Por vetëm pak artistë, midis tyre aktori i madh, Bujar Asqeriu, kanë marrë pozicionin e tyre në mbështetje të kësaj proteste. Të tjerët jo!
 
Sepse shumë prej tyre jetojnë në iluzionin e jetesës në simbiozë me mashtrimin qeveritar ose të Bashkisë së Tiranës. Sepse ata i kanë shkëputur lidhjet e tyre me rininë, qytetarët dhe njerëzit e thjeshtë. Kjo është pasoja më e tmerrshme e të jetuarit në iluzionin e një botë që nuk ekziston e të rreme. Ndaj dhe ndonjë prej tyre e sheh të justifikojë investimin në Sazan dhe Zvërnec. Sepse besojnë se nga miliardat e investuara në këto dy copa Shqipërie të shitura do të përfitojnë ndonjë llokmë. Siç ndodhi me inceneratorët, të cilët nuk u hetuan kurrë seriozisht. Siç ka ndodhur me Palasën, me resortet e ndërtuara në toka të grabitura nga një porositës vrasjesh, si Pëllumb Gjoka. Siç ka ndodhur gjithandej.
 
Pavarësisht kësaj, mashtruesi mbetet mashtrues dhe gënjeshtar. I tillë është Edi Rama për shqiptarët. Na kujtohet kur katër ditë para zgjedhjeve të vitit 2013 thoshte se “Të ngrihet vetë Enver Hoxha nga varri nuk mundet dot t’ua prishë ju ndërtimet që keni bërë pa leje”?! Por çfarë ndodhi?
 
Gjithçka e përmbysi, duke dhunuar qytetarët e vendit të tij. Në fushatë elektorale u tha malësorëve të Thethit që t’i gëzojnë ndërtimet që ata kishin bërë për zhvillimin e turizmit. Por pak muaj më vonë u vu fadromat dhe pa asnjë lloj konsulte, analize dhe ekspertize i rrafshoi ato ndërtime për tokë. Na tha në fushatën zgjedhore të vitit 2021, dmth para pesë vitesh, se Durrës Marina do të jetë Duabi i Shqipërisë. Por sot shohim vetëm gërmadha. E gjithë propaganda mashtruese u tkurr në disa çartera që transportuan para droge e korrupsioni drejt Dubait, me qëllim që ato para të justifikoheshin me hedhjen e disa tullave në këtë projekt.
 
Numri i mashtrimeve të Edi Ramës është pafund, me dhjetra zero pas njëshit. Tani ai, na thotë çdo ditë se “e vërteta për Zvërnecin është ndryshe” dhe konsideron mashtrime arsyetimet e protestuesve. Me një fjalë kërkon që rinia dhe shqiptarët ta besojnë atë sërishmi në gënjeshtrën e radhës. Por është nervoz se kësaj radhe nuk gjen më të mashtruar. Pabesitë e Edi Ramës janë bashkudhëtare të tij gjithë jetën. Tani na fton të besojmë sërishmi pabesitë e tij. Bën të paditurin madje edhe me atë “djall gardhi që u vendos në Zvërnec”, duke pretenduar se ai gardh u bë shkaku i protestave të fuqishme e të mahnitshme. Në fakt nuk ishte gardhi, as zvarritja e një qytetari nga rojet private në sytë e policisë. Ishte fakti që Edi Rama është mësuar që projektet e tij anti-shqiptare t’i bëjë fakt të kryer e më pas le të flasë kush të dojë të flasë. Kësaj radhe nuk i eci kjo strategji.
 
Shqiptarët i thanë përfundimisht jo pabesive të kryeministrit, arrogancës së tij, sjelljeve të Edi Ramës si të ishte pronar i tokave dhe pronave të shqiptarëve! Qytetarët, sidomos rinia, nuk i beson më kreut të qeverisë. Mashtrimet e tij të përsëritura dhe të përditshme nuk shkojnë më. Nuk i bëjnë shqiptarët të jetojnë asnjë çast në iluzionin e rregullimit të gjërave. Prandaj ata janë të vendosur në kërkesën për dorëheqjen e kryeministrit Rama. Prandaj nuk tërhiqen nga kjo kërkesë. Dorëheqja e tij është garancia e parë që ky kryeministër dhe kushdo që vjen pas tij të mos guxojë më të gënjejë dhe të mashtrojë shqiptarët. Kjo është fitorja më e madhe e kësaj proteste! Nëse arrihet kjo fitore, atëherë ka shumë shpresë se Shqipëria do të ndryshojë dhe se ajo do ta ketë një “fytyrë të re”!/Bota Sot
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave