Nga: Gjon Keka
Gjergj Kastrioti (Skënderbeu) vizionari i parë i madh i integrimit dhe mbrojtësi monumental i vlerave të përbashkëta perëndimore.
Ai përfaqëson kushtetutën shpirtërore të kombit arbëror – atë busull që na mbajti të palëkundur përballë tjetërsimit pesëshekullor.
Sot, në rrugëtimin tonë modern, figura e Gjergj Kastriotit nuk është thjesht një kujtesë historike, por një nevojë ekzistenciale. Ai na duhet si model i urtë i shtetndërtimit, i bashkimit dhe i dinjitetit politik. Për sa kohë që kërkojmë vendin tonë natyral në Europë, ne thjesht ndjekim gjurmët e vizionit të tij.
Ai mbetet fillimi dhe fundi i vetëdijes sonë; pa të jemi të paorientuar, me të jemi të përjetshëm në Europë. [Gjon Keka]/Bota Sot