Pse shqiptarët e Kosovës e zbukurojnë turizmin e Shqipërisë?
Pse shqiptarët e Kosovës e zbukurojnë turizmin e Shqipërisë? 20.07.2026 | 01:26
Dje po pija kafe te Toni, miku im në Golem, i cili ka një hotel me 50 dhoma.
 
Temperaturat shënonin 34 gradë dhe po qëndronim në holl, ku hynin e dilnin turistët e huaj. Kryesisht ishin nga Polonia dhe Rumania.
 
Ajo që më bëri përshtypje ishte se të gjithë hynin me qese të mëdha me ushqime dhe ngjiteshin në dhoma. Ushqimet ishin të ndryshme, fruta dhe perime, por edhe ushqime të gatshme, ku kundërmonte era e qofteve dhe byrekëve.
 
E pyeta mikun tim: “Ore, ç’bëhet kështu? Lart ke dhoma hoteli apo apartamente me kuzhina?”
 
Toni ngrysi vetullat dhe, i tërbuar, ma ktheu:
 
“Lëre, lëre, vëlla, se ankoheshim kot nga kosovarët kur thoshim që vijnë me bukë me vete në plazh. Ata së paku e hanin një vakt në restorant dhe, maksimumi, në dhomë merrnin fruta. Ndërsa me këta polakët dhe rumunët kam tre muaj që paguaj kuzhinierët kot, se nuk hyn askush në restorant.”
 
Pasi e dëgjova, e ripyeta Tonin: “Sa nga këta turistët e huaj rikthehen sërish në Shqipëri?”
 
Përgjigjja ishte e prerë: “Asnjë.”
 
Kjo histori na bën të reflektojmë dhe rivlerësojmë vëllezërit dhe motrat tona nga Kosova, që me dekada i qëndruan besnikë bregdetit shqiptar:
 
* Ata nuk na braktisën kur ne i nënçmuam.
* Ata nuk u larguan edhe kur ne i mashtruam për çmimet.
* Ata u rikthyen edhe kur ne nuk i ofronim shërbimet e duhura.
* Ata vazhduan të vinin edhe kur i injoronim.
 
Ata na qëndruan besnikë edhe kur Mali i Zi apo Kroacia ofronin cilësi, shërbim dhe çmim më të mirë se Shqipëria.
 
Kosova i qëndroi Shqipërisë por kurrë nuk mori dashurinë që meriton.
 
Sot asnjë turist i huaj nuk rikthehet për herë të dytë në Shqipëri, ndërsa qindra mijëra shqiptarë nga Kosova dhe Maqedonia kanë blerë shtëpitë e tyre në plazh, madje kanë hapur edhe biznese në bregdet.
 
Pas tre dekadash, Shqipëria duhet t’i kërkojë falje Kosovës për keqpritjen në bregdet.
 
Ata ishin klientët e parë dhe ata do të mbeten të fundit. Ata na mësuan si duhet të ndryshojmë dhe të përmirësohemi, me parimin që në turizëm:
 
“Klienti dhe turisti janë mbret dhe pronar të biznesit.”
 
Qartazi, djemtë dhe vajzat nga Kosova e njohin biznesin, shërbimin dhe turizmin më shumë se shqiptarët e Shqipërisë. Dikur, kur ata shëtisnin turistë pa viza deri në Amerikë, ne shqiptarëve të Shqipërisë na duhej vizë të hynim në Drilon apo Butrint. Ne vriteshim në kufi, kur ata bënin turizëm evropian.
 
Pas tre dekadash, ne duhet të na vijë turp që nuk i kemi vlerësuar dhe nuk i kemi dhuruar dashurinë që ata meritonin.
 
Ne nuk e meritojmë turizmin elitar, por duhet të shpallim prioritet kombëtar turizmin patriotik.
 
10 milionë shqiptarë nga diaspora, Kosova, Maqedonia dhe çdo trevë shqiptare duhet të kenë kartë jeshile për lehtësira në turizmin shqiptar, kudo në bregdet.
 
Shqipëria është e bukur, por lulet dhe magjia e saj janë shqiptarët e Kosovës.
 
Ndoshta një ditë të gjithë do të na braktisin gjermanët, francezët, polakët, holandezët, por ne kurrë s’do të ngelim vetëm, sepse edhe në ditët më të zeza të turizmit shqiptar do të kemi patriotët kosovarë.
 
Shqipëria i ka shumë borxhe turistëve nga Kosova./Gazeta Tema
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave