Nga: Prof.dr. Pal Nikolli
Shqipëria është më e madhe se çdo parti, më e rëndësishme se çdo mandat dhe më e çmuar se çdo pushtet! Partitë vijnë e ikin, mandatet fillojnë e mbarojnë, pushtetet ngrihen e bien, por Shqipëria dhe populli shqiptar mbeten.
Asnjë parti nuk mund ta trajtojë vendin si pronë të saj, asnjë politikan nuk mund ta ngatërrojë mandatin me një çek të bardhë dhe asnjë pushtet nuk mund të qëndrojë mbi interesin kombëtar.
Shqipëria nuk ka nevojë për politikanë që luftojnë për të ruajtur pushtetin, por për shtetarë që punojnë për të ardhmen e saj. Nuk ka nevojë për parti që ndajnë shoqërinë, por për institucione që u shërbejnë qytetarëve. Nuk ka nevojë për premtime pa fund, por për përgjegjësi, drejtësi dhe llogaridhënie.
Mandati është i përkohshëm. Pushteti është i përkohshëm. Atdheu është përgjegjësi e përhershme!/Bota Sot