Zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi, si ato të 14 majit 2025 në Shqipëri!
Zgjedhjet e 25 tetorit në Serbi, si ato të 14 majit 2025 në Shqipëri! 26.10.2026 | 02:39
Nga Prof. Dr. Enver Bytyçi
 
Humbja e Aleksandër Vuçiq është rast i mirë për t’u bindur për këtë edhe ne këtu në Shqipëri. Edi Rama duhet rrëzuar!
 
Në orën 20 të mbrëmjes së djeshme në Serbi u mbyllën qendrat e votimit dhe ish-presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, njoftoi paraprakisht se diku nga ora 11.00 e asaj mbrëmjeje do të komunikonte fitoren e partisë së tij “Serbia e Bashkuar”! Vini re: - SERBIA E BASHKUAR! Eshtë i njëjti emërtim me emrin e partisë së Vladimir Putin, “Rusia e Bashkuar”! Njësoj si Edi Rama që nga Kuçi i Vlorës përcaktonte numrin e deputetëve që do të kishte në parlamentin e ardhshëm. Në zgjedhje në Serbi morën pjesë rreth 70 përqind e votuesve të regjistruar, shifër kjo gati 12 përqind më shumë se sa në vitin 2023, kur atje u zhvilluan zgjedhjet e fundit.
 
Por shtesa prej 12 përqind e pjesmarrjes normalisht do të duhej të ishte tregues i fitores së alternativës së studentëve të universiteteve serbe nga Novi Sadi në Beograd e deri në jug të vendit. Ndaj dhe Vuçiq në orën 11 të mbrëmjes së kaluar u detyrua ta pranojë humbjen. U largua nga pushteti jo vetëm përmes votës, por kryesisht përmes protestave studentore dhe të GEN Z të Serbisë. Ata kanë protestuar permanent duke kërkuar me ngulm ndërtimin dhe funksionimin e shtetit të së drejtës, zgjedhje të lira e të ndershme, luftë kundër korrupsionit dhe kriminalitetit e të tjera si këto. Janë thuajse të njëjtat kërkesa që prej pesë muajsh i artikulojnë rinia dhe studentët në Shqipëri në protestat e përditshme kundër qeverisë së Edi Ramës.
 
Por ndërsa në Serbi pati protesta të fuqishme për një shtet demokratik dhe të lirë, njoftimet bëjnë me dije për vënien në veprim të shumë mekanizmave për manipulimin e zgjedhjeve e të votave nga ana e partisë në pushtet e Vuçiq, i cili kësaj radhe lëshoi postin e presidentit për të kandiduar për postin e kryeministrit. Mobilizimi i serbëve për të marrë pjesë në zgjedhje e mundi edhe manipulimin e radhës të autokratit serb. A do ta ketë Edi Rama shansin që të bëjë të njëjtën gjë në marsin e vitit të ardhshëm, kur duhet zgjedhur presidenti i Republikës së Shqipërisë? Pra a do të përpiqet të mbijetojë deri atëherë, me qëllim që të kalojë ai në detyrën e kreut të shtetit, duke e çuar balancën e forcës së pushetit të tij më pas drejt presidencës?! Kam përshtypjen se ky është synimi i tij. Të shohim nëse do t’ia arrijë ose jo.
 
Mekanizmat e manipulimit të zgjedhjeve të 25 tetorit në Serbi ishin thuajse të njëjtë me ato që përdoren në çdo palë zgjedhje parlamentare ose lokale në Shqipëri. Raportet flasin për disa parregullsi. Siç njofton gazeta austriake “Der Standard”, në 48 përqind të qendrave të votimit u fotografua vota nga vetë votuesit ose nga shoqëruesit e tyre. Ndërsa në 30 përqind të këtyre qendrave nuk funksionuan llampat identifikuese. Dhe më tej akoma, në tetë përqind të tyre zgjedhësit votuan me dokumante të pavlefshme. Fotografimi i votës në gati gjysmën e fletë votimeve është tregues se sa shumë është zgjeruar edhe në Serbi, njësoj si në Shqipëri, shitblerja e votës. Fotografimi i fletës së votimit bëhet gjithnjë për t’i dëshmuar pagatorit se ti votove për partinë dhe kandidatin e tij. Mosfunksionimi i aparateve të identifikimit lidhet me tjetërsimin e votës në kutinë e votimit. Ndërsa votimi me dokumente të pavlefshme do të thotë votim i një personi disa herë me qëllim fitoren e partisë në pushtet.
 
Por jo vetëm kaq. Të dielën që shkoi pati gjithashtu kërcënime. Policia dhe grupe “gangsterësh” qëndruan gjatë gjithë kohës afër qendrave të votimit. Ndërkohë që grupet e caktuara kishin në dorë lista të dubluara të votimit, praktikë e cila ndodh rëndomë në të gjitha qendrat e votimit, ndërkaq, njësoj si këtu në Shqipëri, edhe në Serbi grupe të caktuara u konfliktuan me njëri-tjetrin dhe shpesh herë vota nuk ruajti fshehtësinë e saj.
 
Këto grupe ishin përhapur nga Novi Sadi në Nish dhe ato qarkullonin me motorçikleta ose me vetura në grupe të zhurmëshme. Kurse kundërshtarët e Vuçiq nuk kishin asnjë mbrojtje nga forcat e sigurisë. Vëzhguesit flasin për incidente deri në plagosje me armë, ndërsa janë zbuluar edhe intervenime me presion nga ana e shërbimit të fshehtë, BIA. Po ashtu lajmet bëjnë me dije se policia ka refuzuar që rastet e shkeljeve t’i kallxojë në organet e drejtësisë. Ka gjithashtu shumë fakte të tjera, me të cilat provohet se Aleksandër Vuçiq sërishmi e ka manipuluar dhe vjedhur vullnetin e qytetarëve të Serbisë ditën e dielë të shkuar. Aq sa Bashkimi Europian ka bërë thirrje për qetësi e maturi pas shpalljes së rezultatit zgjedhor. Po ashtu vëzhguesit kanë evidentur favoret e partisë në pushtet përmes sjelljes si parti-shtet, apo presionet që ajo ka bërë kundër zgjedhësve. E njëjta panoramë siç ndpdh në zgjedhjet që Edi Rama bën në Shqipëri. Kurse në diasporën serbe fletët e votimit dhe votimi janë organizuar nga organizata civile të afërta me Vuçiq. Një përqasje kjo e njëjtë me zgjedhjet në diasporën shqiptare vitin e kaluar.
 
Por ajo që dua të them ka të bëjë me një paralajmërim. Studentët dhe rinia shqiptare nuk duhet dhe nuk do ta lejojnë Edi Ramën ta ketë shansin të përsërisë manipulimet zgjedhore të shkuara deri te ato të fundit, më 14 maj të vitit të kaluar. Studentët në Serbi nuk i qëruan hesapet me Aleksandër Vuqiq dhe mashtruesi klasik i mashtroi sërishmi ata. Në Shqipëri duhet arritur me çdo kusht jo vetëm dorëheqja, por edhe që një qeveri teknike një vjeçare të përgatisë dhe udhëheqë procesin zgjedhor e atë të votimeve. Një qeveri e tillë teknike do të duhet të ketë të drejtën që të ndryshojë gjithë strukturën policore me qëllim parandalimin e fallsifikimit të zgjedhjeve. Edhe pse jo në pushtet, partia e Rilindjes nuk tërhiqet aq lehtë nga pushteti.
 
Zgjedhjet në Serbi janë një mësim i madh për ne në Shqipëri! Të qenit të vendosur për ta rrëzuar një regjim, edhe pse i lidhur me kartelet e drogës dhe krimin e organizuar, është i mundur. Humbja e Aleksandër Vuçiq është rast i mirë për t’u bindur për këtë edhe ne këtu në Shqipëri. Edi Rama duhet rrëzuar! Ndryshe Shqipëria do të rrënohet!/Bota Sot
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave