Çun Lajçi shkurt e shqip ia thotë Albinit!
Çun Lajçi shkurt e shqip ia thotë Albinit! 09.10.2019 | 12:00
Edhe Çun Lajçi ka shkruar disa fjalë për Albin Kurtin, liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, i cili i fitoi zgjedhjet në Kosovë dhe po pretendon të bëhet kryeministër.
 
Lajçi, kësaj radhe, ka shkruar për flamurin dhe simbolet e Kosovës, ku kërkon nga Albini që t’i njoh dhe t’i respekton ato.
 
Lajçi tutje shprehet se Albini gabon rënd nëse nuk e vendos në zyre flamurin e Kosovës.
 
“I Kosovës Albin, i kësaj që ka mbet jetime me shekuj. I kësaj Kosove që s'deshti kurkush m'u bashkua me te! Ndaj mos gabo më hangër n'sofrën e saj e mos me ia dashtë bukën, se t'vret!”, shkruan ai, transmeton gazeta “Bota sot”.
 
Ai tutje shprehet se, flamurin kombëtar e donë Shëipria dhe shqiptarët anë e mbanë botës, por, siç e quan ai, flamurin jetim të Kosovës është gjynah me mohua.
 
Postimi i plotë:
 
Albin i imi i Kosovës i Krajës
 
Nji shkrim t'mirë e kishte shkrua për Ty e flamurin, nji vajzë që e pret hala princin ( por jo atë që e priste Leonora për kafën e Devollve jo) po për sofrën e shtrueme me shqiptari.
 
Shkrim që duhesh me lexua edhe ti, ani se tash ke punë shumë. Ishte Kimetja ( që s'heshti kurrë )që thotë ndihmojeni Albinin rreth flamurit, ndaj po t'shkruej.
 
Po Albin, ajo e ka mirë ndaj po t'them edhe unë: gabon randë nëse flamurin blu t'Kosovës nuk e ve n'zyrën tande.
 
Gabon Albin nëse simbolin e shtetit tand s'e njeh, e ti po bahesh kryeministër i këtij shteti, i këtij flamuri, i këtij himni i këtyne kufijve!
 
I Kosovës Albin, i kësaj që ka mbet jetime me shekuj.
 
I kësaj Kosove që s'deshti kurkush m'u bashkua me te! Ndaj mos gabo më hangër n'sofrën e saj e mos me ia dashtë bukën, se t'vret!
 
Flamurin kombëtar ka kush e don se e ka Shqipninë, i ka shqiptarët anë e mbanë globit, por flamurin jetim t'Kosovës që Behgjeti ia humbi 12 njohje, asht gjynah me mohua Albin. Duaje ti e ne të gjithë, se kam dro na vret 17 shkurti! Na qeshin e përqeshin ata që na ndihmuen m'u ba shtet, Republikë me ket flamur.
 
Po Albin, Kimete Berisha kishte të drejt, prandaj të shkrova!
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave