Mos e prish për një shqiponjë
Mos e prish për një shqiponjë 09.10.2019 | 00:00
Albini duhet ta vendos flamurin e Kosovës në zyren e tij në Vetëvendosje. Menjëherë.
 
Nuk të bën flamuri i Kosovës më pak patriot, përkundrazi, mohimi i tij të bën çuditshëm dhe qesharak.
 
Flamuri është realitet dhe realiteti nuk mohohet. Deshte s'deshte, flamuri i shtetit të Kosovës duhet të respektohet.
 
Dhe mirë që edhe himni i Kosovës është pa tekst, se heshtja e bukur flet më shumë se fjala.
 
Antipatinë që e ke në zemër për flamurin, e mban në vete, dhe me qetësi e pret momentin (nëse vjen) e hijeshon, e zbukuron e bën një flamur për qejfi.
 
Të bësh si dogmat s'ka më keq, prandaj Albini (nuk u jep material kundërshtarëve) she nuk e humb shansin jetësor për ta ndryshuar vendin, për një flamur të një shteti që të ka braktisur, ka hequr dorë prej teje, të ka fal te Serbia dhe sot të përqesh pse ti kërkon bashkim kombëtar...
 
Flamurin kuq e zi mbaje në zemër (mbasi t'u ka tek), e bashkimin kombëtar shtyjen për 'një herë tjetër', dhe mos e përmend më.
 
Nëse e sheh me sytë e një vegjetariani, flamuri i Kosovës nuk është q'aq llom, së paku është jomishngrënës dhe jograbitçar.
 
Shqiponja lëre që e ha dhinë dhe drerin, por i ha edhe fëmijët.
 
'National Geographic' u habit me fotografinë ku shihet shqiponja duke e kap për koke një djalë 8 vjeçar.
 
Shqiponja çdo gjë e sheh si ushqim. As nuk është e shqiptarëve, qysh kujtojnë shqiptarët, shqiponja është përdorë që në lashtësi si simbol i grabitçares së madhe dhe i syçeltësisë, prandaj Pliny (i vjetri) kujtonte se shqiponja e shikon diellin direkt në sy. Dhe kështu u besua deri në mesjetë.
 
Një dallëndyshe, a pëllumb, a çka ke ai s'di, veç midis sheshit 'Zahir Pajaziti' t'ja ngjiti një gruaje për frizure, t'ja nxjerri floktë me rranjë e nuk e lshojke derisa ndërhyri milicia.
 
P.S. Në flamur e kisha vendos fytyrën e Nanës Terezë, fytyrën e naj engjëlli, naj simboli të dashnisë e paqes, e jo 'bisha'..
 
Ndihmoni Albinit mos t'i vjen marre ta vendos flamurin e Kosovës në zyren e tij.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave