Homazhe në teatrin ‘Migjeni’ për Charlie Chaplin shqiptar, i jepet lamtumira e fundit mjeshtrit të humorit, Zef Deda
Homazhe në teatrin ‘Migjeni’ për Charlie Chaplin shqiptar, i jepet lamtumira e fundit mjeshtrit të humorit, Zef Deda 27.11.2023 | 14:41
Iu dha sot lamtumira e fundit, mjeshtrit të madh të humorit, aktorit shkodran Zef Deda, i cili u nda dje nga jeta pas një sëmundje të rëndë.
 
Deda ndërroi jetë në moshën 73-vjeçare, ndërsa dha frymë në qytetin e tij të lindjes dhe atje ku zhvilloi karrierën artistike. Në shenjë nderimi për aktorin e njohur, në hollin e Teatrit “Migjeni”, që ishte edhe “shtëpia e dytë” për artistin e ndjerë, po mbahen homazhe.
 
Pas homazheve, në orën 13:00, kortezhi do niset për në meshë dhe më pas aktori do të përcillet për në banesën e fundit.
 
KUSH ISHTE ZEF DEDA
 
Zef Deda ishte një nga komedianët më të mirë të Shqipërisë, i cilësuar edhe si Charlie Chaplin i Shqipërisë. Lindi në Shkodër më 27 korrik 1950, ndërsa u shkollua në qytetin e tij të lindjes, dhe në Politeknikumin e Ndërtimit në Tiranë. Deda filloi shkollën e lartë për Gjuhë-Letërsi, por nuk e mbaroi dot për arsye shëndetësore. Aktori ka punuar për më shumë se 40-vite në Teatrin Migjeni të Shkodrës. Talenti i tij spikat që në moshë të vogël, pasi me një shkathtësi dhe me një plastikë të shkëlqyer psiko-fizike ai arrinte të realizonte qindra figura artistike.
 
Pas një shkëputje prej 6 vitesh, për shkak te emigrimit jashtë atdheut, ai kthehet në vitin 1996 në Shqipëri për të ushtruar profesionin e aktorit.
 
Zef Deda gjithashtu ka interpretuar edhe shumë komedi si: “Vëllai nga babai”, “Kollovari”, “Big Brother Shkodra 1”, “Big Brother Shkodra 2”, etj./(BalkanWeb)
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave