Në Vushtrri u mbajtën"Takimet e Poeteshave Shqiptare"
Në Vushtrri u mbajtën"Takimet e Poeteshave Shqiptare" 11.10.2021 | 10:58
Në Qendrën e Kulturës “Hasan Prishtina” në Vushtrri sot është mbajtur Festivali “Takimet e Poeteshave Shqiptare” edicioni i 39-të.
 
Në këtë edicioni të Takimit të Poeteshave Shqiptarë i pranishëm ishte Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, Drejtoresha e kulturës, Arta Ismajli, artistë dhe figura të shquara të qytetit të Vushtrrisë si dhe 21 poete të përzgjedhura nga juria profesionale.
 
Çmimin e parë në Festivalin“Takimet e Poeteshave Shqiptare” edicioni 39 e mori poezia me titulin “Rri” nga poetja Leonora Lokaj.
 
Çmimin e dytë e fitoi poezia “Epitaf” nga Valmire Sylejmani. Çmimin e tretë Poezia “Ringjallje” nga Margarita Bardhi dhe Çmimin “Debutuesja e Festivalit”  e mori Aurora Salihu.
 
Në fjalën përshëndetëse, Kryetari i Komunës, Xhafer Tahiri tha se është knaqësi që ti presim poeteshat nga të gjitha trojet Shqiptare në qytetin e vjetër të vicianës antike, në qytetin e Hasan Prishtinës  e Ahmet Krasniqit.
 
 “Historia e lashtë e Vicianës antike bashkë me poezitë tuaj ndër vite kanë stërndërtuar bashkë një identitet të veçantë të papērseritshëm për të gjitha qytetet Shqiptare duke organizuar këtu në Vushtrri Takimin e Poeteshave Shqiptare” tha Tahiri.
 
Takimet e Poeteshave Shqiptare është festival i cili promovon vlera kulturore, letrare, dhe i vetmi i tillë në trevat shqiptare./KultPlus.com
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave