Për tre dekada, liderët evropian kanë ardhur dhe kanë shkuar me dhjetëra por Aleksander Lukashenko mbetet më tej në kontrollë absolut të Bjellorusisë, transmeton Gazeta Metro.
Jetëgjatësia e pushtetit të tij vjen si pasojë e shtypjës së ashpër të gjitha zërave të disidentëve, kontrollimit me stil sovjetik të ekonomisë si dhe nënshtrimin ndaj Rusisë pavarësisht se ai me raste ka flirtuar me perëndimin.
69 vjeqari Lukashenko është vlerësuar si “diktatori i fundit i Evropës” dhe këtë nofkë ka vite që e mbanë.
Të shtunën ai do të shënoj 30 vite në pushtet dhe është njëri nga liderët me pushtetin më të gjatë dhe njëkohësisht një nga më të ashprit, raporton The Associated Press.
Si kreu i një shteti i kufizuar me Rusinë, Ukrainën dhe me anëtarët e NATO-s si Polonia, Lituania dhe Letonia, Lukashenko është zgjedhur me mandatin e tij të gjashtë në vitin 2020 në zgjedhje që shihen gjerësisht të manipuluara.
Lukashenko sipas njohësve ka mbetur në pushtet nga intrigat, brutaliteti si dhe përkrahja e fortë politike por dhe ekonomike e aleatit të saj kryesor Rusisë./gazetametro.net