Paralajmërohen protesta të reja, 1.435 të arrestuar në demonstratat në Francë
Paralajmërohen protesta të reja, 1.435 të arrestuar në demonstratat në Francë 26.10.2026 | 02:35
Autoritetet franceze po përgatiten për protesta të reja gjatë fundjavës së ardhshme, mes shqetësimeve për përsëritjen e trazirave që përfshinë disa qytete të vendit, deklaroi të hënën ministri i Brendshëm, Laurent Nuñez.
 
Sipas agjencisë Reuters, Nuñez tha se demonstratat e planifikuara për 31 tetor mund të shoqërohen sërish me incidente, pavarësisht operacionit të gjerë të sigurisë që ndihmoi në kufizimin e dhunës gjatë protestave të së shtunës.
 
Autoritetet angazhuan rreth 70 mijë policë dhe pjesëtarë të xhandarmërisë në mbarë vendin, ndërsa ministri bëri të ditur se gjatë demonstratave u arrestuan 1.435 persona.
 
Protestat janë nxitur nga rritja e kostos së jetesës dhe pakënaqësitë me shërbimet publike. Lëvizja, e cila fillimisht u përqendrua te kërkesat e studentëve për përmirësimin e kushteve në arsim, është zgjeruar duke përfshirë sindikata dhe aktivistë të lëvizjes së “Jelekëve të Verdhë”.
 
Sipas të dhënave të Ministrisë së Brendshme, rreth 410 mijë persona morën pjesë në protestat e së shtunës, ndërsa sindikatat vlerësuan se numri i pjesëmarrësve ishte rreth 800 mijë.
 
Megjithëse shumica e marshimeve u zhvilluan pa incidente të mëdha, përleshje u regjistruan në Paris, Marsejë dhe Lion, si dhe në disa qytete të tjera.
 
Zëdhënësja e qeverisë, Maud Bregeon, tha se kërkesat e protestuesve duhet të dëgjohen, por theksoi se rikthimi i qetësisë është kusht për zhvillimin e dialogut.
 
Ndërkohë, qeveria pritet të shpallë masa për adresimin e shqetësimeve të studentëve lidhur me arsimin dhe pranimin në universitete.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.