Senatori amerikan Lindsay Graham nuk i mbështolli me diplomaci fjalën e tij fare, ishte direkt dhe i qartë se liderët e juntës ushtarake dhe klerit islamiik në tiraninë e Iranit bëjnë mirë t’i marrin paralajmërimet e presidentit amerikan me seriozitetin e duhur, transmeton Gazeta Metro.
Ai tha në Fox News të martën se nëse forcat e sigurisë së teokracisë vazhdojnë të vrasin protestuesit, Presidenti Donald Trump do të urdhëronte kreun e klasës së klerit që i prin regjimit diktatorial në Iran.
“Popullit të Iranit u themi që ne qëndrojmë me ju. Ne qëndrojmë me ju në çlirimin e vendit tuaj nga ajetollahët nazistë religjioz që ju vret dhe terrorizon botën. Donald J. Trump nuk është Barack Obama, ai qëndron krah jush.”
Irani ka hyrë tashmë në ditën e 11 të protestave popullore mbarëkombëtare që nisën pas shkatërrimit të ekonomisë nga regjimi islamist e që eskaluan në kundërshtimin e shtypjes nga regjimi. Deri tani janë raportuar mbi 30 viktima të vrara nga regjimi dhe mbi 2 mijë të arrestuar./gazetametro.net