Të paktën 37 persona të vrarë dhe 70 persona të tjerë të plagosur nga shpërthimi me bombë në Kandahar
Të paktën 37 persona të vrarë dhe 70 persona të tjerë të plagosur nga shpërthimi me bombë në Kandahar 15.10.2021 | 22:51
Të paktën 37 persona humbën jetën dhe mbi 70 u plagosën si pasojë e një shpërthimi me bombë në një xhami shiite në qytetin e Kandaharit në Afganistan.
 
Shpërthimi ndodhi ndërsa po mbaheshin lutjet e së premtes pasdite.
 
Duke iu referuar zyrtarëve lokalë, mediat afgane njoftuan se gjatë shpërthimit u vranë të paktën 37 persona dhe u plagosën mbi 70persona të tjerë, ndërsa ekzistojnë mundësitë që numri i viktimave të rritet.
 
Zyrtarët talebanë konfirmuan shpërthimin, por nuk thanë asgjë rreth viktimave.
 
Nuk ka informacione nëse shpërthimi ishte akt i ndonjë autori sulmi vetëvrasës. Deri tani asnjë grup nuk ka marrë përgjegjësinë mbi aktin.
 
Të premten e kaluar, gjatë një shpërthimi të fuqishëm vetëvrasës në një xhami shiite në Kunduz, një qytet në verilindje të vendit, u vranë të paktën 150 besimtarë dhe u plagosën shumë të tjerë.
 
Shteti Islamik në provincën Khorasan (IS-Khorasan), degë e Shtetit Islamik në Afganistan, mori përgjegjësinë për sulmit në Kunduz dhe paralajmëroi për të tjera akte të dhunshme./VOA
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.