Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, bëri të ditur se marrëveshja ndërmjet SHBA-së dhe Iranit tashmë është finalizuar, duke e cilësuar procesin e nënshkrimit si të përfunduar, transmeton Gazeta Metro.
Ceremonia formale e firmosjes së dokumentit pritet të zhvillohet të premten në Gjenevë të Zvicrës, ku marrëveshja do të zyrtarizohet edhe publikisht, raporton BBC.
Trump e dha lajmin gjatë një takimi me presidentin e Francës, Emmanuel Macron, në Francë.
“Jam shumë i lumtur të them se është nënshkruar, marrëveshja është plotësisht e nënshkruar”, tha Trump.
Deklarata e tij vjen pasi zyrtarë të lartë të administratës amerikane kanë bërë të ditur se memorandumi i mirëkuptimit është nënshkruar në mënyrë elektronike nga Trump, zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance dhe kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf./gazetametro.net