Agjencia e Menaxhimit Emergjent tregon gjendjen në rajonet e Kosovës pas vërshimeve: Situata është përmirësuar
Agjencia e Menaxhimit Emergjent tregon gjendjen në rajonet e Kosovës pas vërshimeve: Situata është përmirësuar 08.01.2026 | 03:14
Agjencia e Menaxhimit Emergjente ka njoftuar se situata e vërshimeve në Kosovë ka shënuar përmirësim të dukshëm pas ndërprerjes së reshjeve të shiut dhe fillimit të reshjeve të borës.
 
Sipas të dhënave të Qendrave Operative Emergjente 112 dhe njësive operative në terren, niveli i ujit në lumenjtë kryesorë ka filluar të bie dhe aktualisht nuk paraqitet rrezik i menjëhershëm për vërshime të reja.
 
Gjendja sipas rajoneve:Prishtinë dhe rrethinë: Vërshime të lokalizuara në nënkalime dhe disa rrugë dytësore të bllokuara, por situata mbetet e menaxhueshme.
 
Prizren: Gjatë natës janë raportuar pak intervenime, kryesisht teknike.Mitrovicë: Situatë kryesisht e qetë; disa familje janë evakuuar përkohësisht në Mitrovicën e Jugut si masë sigurie.
 
Pejë / Istog: Dy intervenime, përfshirë evakuimin e një familjeje; komunat e tjera stabile.Gjakovë dhe Gjilan: Situatë e qetë dhe nën kontroll; lumenjtë po ulen.
 
Vështirësi në qarkullim:Reshjet e borës dhe ngricat, bazuar në të dhënat e AME-së, kanë shkaktuar probleme në disa rrugë, ndërsa disa janë ende të bllokuara për shkak të shembjeve të dheut. Autoritetet bëjnë thirrje për kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.
 
Ndërhyrje institucionale:Agjencia e Menaxhimit Emergjent ka mbështetur KEK-un dhe KOSTT-in me pompa thithëse për largimin e ujit nga objektet e prekura dhe vijon të jetë në gatishmëri të plotë. Njësitë e zjarrfikjes dhe shpëtimit janë aktive në ndihmë qytetarëve, ndërsa sistemi i komunikimit emergjent 112 monitoron situatën 24/7.
 
Institucionet përgjegjëse theksojnë se situata është nën kontroll, por qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm për shkak të borës, ngricave dhe rrugëve të bllokuara.
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Pastë me spinaq e djath Zieni pastat. Përderisa zihen pastat, përgatisni sosin. Në një tigan të thelle shkrni buterin,
Ëmbëlsirë e shpejtë nga mollët dhe arrat: Desert perfekt i gatshëm për gjysmë ore! Kombinimi i mollëve dhe i arrave përbën shije të vërtetë.
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Supë me patate dhe selino Selinoja është një perime e mrekullueshme e njohur gjërësisht për vetitë detoksifikuese të
Tost dietik integral me gjethe selinoje Mënyra e përgatitjes: Përhapni gjalpin e kikirikut mbi 2 fetat e bukës.