Presidenti Ibrahim Rugova ne përvjetorin e kalimit në amshim
Presidenti Ibrahim Rugova ne përvjetorin e kalimit në amshim 21.01.2026 | 02:52
Ibrahim Rugova, simbol i udhës paqësore drejt fitores së Pavarësisë, jetoi e veproi deri në fund për të mirën e popullit dhe vendit, duke lënë një trashëgimi të jashtëzakonshme si njeri i kulturës, si kultivues i paqes dhe burrë shteti largpamës.
 
Sot më 21 janar kujtojmë figurën e Presidentit historik të Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, në përvjetorin e kalimit në Amshim ë 21 janar 2006.
 
Me rastin e përvjetorit të vdekjes së Ibrahim Rugovës, Presidentit historik të Kosovës, kujtojmë trashëgiminë e tij të pasur historike, politike dhe morale. Është një rast për të rizbuluar rrugëtimin politik dhe njerëzor të një prej protagonistëve të padiskutueshëm të historisë së Dardanisë, duke vlerësuar kontributin e tij në arritjen e Pavarësisë dhe ndërtimin e vendit në kuadër të Evropës dhe trashëgiminë e tij, përherë aktuale, për brezat e rinj.
 
Dr Ibrahim Rugova simbol i udhës paqësore drejt fitores së Pavarësisë, qe prijës i vlerave demokratike, i qëndresës qytetare, misionar i paqes, vizionar e arkitekt i pavarësisë së Shtetit të Kosovës, mik e bashkëbisedues i çmuar i Bashkësisë Ndërkombëtare në Ballkan.
 
Dr. Ibrahim Rugove paraqiti che denuncoi gjendjen e rëndë të të drejtave njerëzore në Kosovë duke e ndërkombëtarizuar këtë çështje, e çojë zërin duke kërkuar respektimin e dinjitetit të çdo njeriu dhe të një populli të tërë. 
 
I frymëzuar nga personalitete të mëdha të së kaluarës e të kohës, si ipeshkvi i madh shqiptar imzot Pjetër Bogdani, Gandhi, Martin L. King, V. Havel, Papa Gjon Pali dhe Nënë Tereza – Ganxhe Bojaxhiu, dr. Ibrahim Rugova jetoi e veproi deri në fund për popullin dhe vendin e tij, duke lënë kështu një trashëgimi të jashtëzakonshme si njeri i kulturës, si kultivues i paqes e burrë shteti largpamës.
 
Ibrahim Rugova në jetën personale, në veprimtarinë kulturore,  shoqërore, politike e atё publike, siç u shpreh në bisedë me redaksinë shqipe të Radio Vatikanit, pati si frymëzim disa figura e personalitetet si: Shën Gjon Pali II, Shenjta Nënë Terezë e kryeipeshkvi madh shqiptar imzot Pjetër Bogdani.
 
Ja fjalët e Presidentit Ibrahim Rugova, në njërën nga intervistat që realizuam me të më 1999, mbi figurën e kryeipeshkvit shqiptar imzot Pjetër Bogdani dhe mbi personalitetin e Shenjtës shqiptare Nënë Terezën. Presidenti Rugova rrëfen se pati një takim të vetëm me Nënë Terezën, në vitin 1995 në aeroportin e Romës, dhe kujton mbresat e pashlyeshme nga biseda prekëse me bijën, motrën e Nënën e popullit shqiptar, Ganxhe Bojaxhiun. 
 
Nga arkivi i redaksisë shqipe të Radio Vatikanit ju propozojmë disa fragmente nga intervista e don David Xhuxha me Presidentin dr. Ibrahim Rugova:
 

 
 
Mbi figurën e dr. Ibrahim Rugovёs po propozojmë mendimin e françeskanit tё njohur shqiptar Atё Zef Pllumi, ofm:
 
“Nji ndër burrat e rrallë të kombit shqiptar. Ndoshta ma i rralli ndër shekujt e fundit. Sepse na cilsohemi, simbas tjerve, popull hakmarrës, i pamëshirshëm e shkatrrimtar.
 
Ai u përpoq me spjegue shkrimtarin e madh kosovar Pjetër Bogdanin, ndërkaq Pjetër Bogdani zotnoi shpirtin e Ibrahim Rugovës. I përpoq mendimi i tyne i perbashktë: liria e popullit kosovar. Caktoi me ndjekë rrugën e tij si ma të drejtën për nji Kosovë të lirë e të pamëvarun prej gjithkujt.
Ai pati vizionin e themeluesve të Europës së bashkueme. Atje mendonte me shti edhe vendin e vet Kosovën, por pa i shkaktue vuejtje as gjak kurrkuj, prandej edhe kje thirrë “Gandi kosovar”. 
 
U sha e u luftue nga serbët, u sha e u luftue nga shqiptarët, u sha e u luftue edhe nga kosovarët e vet, por ai kishte si drejtim vetëm vizionin europjan.
 
Kje trim e nuk çau kryet për kurrnji kritikë e të shame, sepse ai ishte ma i dijtuni, e ma i urti i të gjithve. Vazhdimisht pat kritika në shtypin Kosovar për dy fotografi që mbante në zyrën e tij: atë të Nanë Terezës, si dhe atë të Gjon Palit të dytë ose Woitil-ës Papë. Mbas të gjitha kritikave, ai vazhdoi t’i mbante deri ditën e fundit të jetës, jo vetëm se i kishte zgjedhë si model të jetës s’vet sepse Gjon Pali i dytë kje luftari ma paqsor mbi tokë, i cili ia duel me shkatrrue dy ideologjitë ma kriminale të shekujve, nazizmin e komunizmin internacional, ndërsa Nana Terezë shqiptarja qi mori çmimin “Nobel për paqen”, e propozueme nga nji komb i largët për të mirat që i kish dhanë njerëzimit, nji kohë kur në vendin e vet nuk lejohej me ardhë as sa me nderue vorrin e nanës së vet."
 
[At Zef Pllumi, ofm]
/Radio Vatikani
Biskota me çokollatë dhe avokado – Ëmbëlsira e shëndetshme Avokado mund të jetë një zëvendësues i shkëlqyeshëm i vajit ose i gjalpit, për ta bërë këtë mjafton
Recetë: Brokoli me gjizë e hudhra, shumë e shëndetshme Kjo është një recetë e thjeshtë, shumë fantastike dhe e pasur në vlera ushqyese. Përgatitet me
Maska që tërheqë fytyrën më mirë se botoksi Nuk keni nevojë të humbni shumë para për t’u dukur më të rinj!
Smoothie nga limoni dhe jogurti për dobësim dhe metabolizëm të shpejtë Nëse dëshironi të hiqni shpejt dhe shëndetshëm kilogramët nga kofshët dhe stomaku, atëherë ky
Palëpeta gjermane: Brumi më i shijshëm, por më i mira është që mund të jetë i njelmët dhe i ëmbël! Jemi të sigurt që do të kënaqeni në gatimin interesant dhe në shijen e parezistueshme të palëpetave