Baleti Kombëtar i Kosovës shënon Ditën Botërore të Vallëzimit sot më 29 prill me premierën e parë për vitin 2026, duke sjellë para publikut një mbrëmje artistike me dy shfaqje të veçanta.
Programi përfshin veprën “We will never give up on love”, me koreografi nga Erion Kruja, me asistent Fatmir Smani dhe muzikë nga Chase & Status dhe vetë koreografi.
Në të njëjtën mbrëmje do të prezantohet edhe shfaqja “Bletë”, me koreografi nga Clébio Oliveira, asistuar nga Lela Di Costanzo, ndërsa muzika është realizuar nga Matresanch.
Premiera do të mbahet sonte, ndërsa repriza e parë më 30 prill, duke filluar nga ora 20:00, në Amfiteatrin e Pallatit të Rinisë në Prishtinë.
Kjo mbrëmje shënon një nga ngjarjet kryesore artistike të sezonit, duke sjellë krijimtari bashkëkohore dhe duke festuar artin e vallëzimit në një ditë simbolike për skenën ndërkombëtare./KultPlus.com