Filharmonia e Kosovës do të mbajë nesër, më 14 nëntor 2026, koncertin e radhës, me një program kushtuar krijimtarisë së kompozitorit të njohur rus Pyotr I. Tchaikovsky.
Nën drejtimin e dirigjentit Toshio Yanagisawa, Orkestra e Filharmonisë së Kosovës do të interpretojë “Koncertin për violinë dhe orkestër”, me soliste violinisten Julia Smirnova, si dhe “Simfoninë nr. 4” të Çajkovskit.
Koncerti do të mbahet në Qendrën “Bogdani Polis”, në Katedralen “Nënë Tereza” në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30./KultPlus.com